Lopetegui konfirmon të ardhmen e Luka Modricit

Lopetegui konfirmon të ardhmen e Luka Modricit

Luka Modric do të jetë pjesë e Real Madridit edhe për edicionin e ardhshëm

Mesfushori kroat po kërkohet me ngulm nga klubi italian, Inter, por Julen Lopetegui ka zbuluar se lojtari do të qëndrojë në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton Periskopi.

“Kam folur me të[Modricin] pas Kupës së Botës” ka thënë Lopetegui.

“Ne do të flasim përsëri me 8 gusht dhe do të shohim nëse ai do të jetë gati për 15 gusht, ai është një lojtar që unë e dua shumë.

“Ai është lojtar i Real Madridit dhe do të qëndroj me ne,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: