Ivan Perisic zbulon trajnerin me të cilin dëshiron të punojë dhe nuk është Jose Mourinho
Ivan Perisic ka thënë që ai të mund të largohet nga Interi për të shkuar te Bayern Munchen
Ylli kroat po kërkohet me ngulm nga Jose Mourinho, por është vetë futbollisti që ka konfirmuar që do të dëshironte që të luante për Niko Kovac, i cili është trajner i Bayern Munich, transmeton Periskopi.
“Unë te Bayern? Nëse Niko Kovac më dëshiron mua, ai e di se ku jam,” ka thënë Perisic.
“Unë kam luajtur shumë mirë te Kroacia kur ai ishte trajner dhe ne kemi përgëzuar njëri-tjetrin për arritjen që kemi bërë në Gjermani.
“Kam dëgjuar se disa klube më dëshirojnë mua, por së pari duhet të flas me Interin. Do të doja që të luaja në Spanjë ose Angli, por Champions League është prioriteti im,”. /Periskopi/




