A është Rangers kandidat për titull? Kjo është përgjigjja briliante e Steven Gerrard

A është Rangers kandidat për titull? Kjo është përgjigjja briliante e Steven Gerrard

Steven Gerrard ka dhënë një përgjigje të shkëlqyer kur është pyetur se nëse Rangers do ta ndalë dominimin e Celtic në kampionatin skocez

Gerrard për herë të parë do të drejtojë një skuadër seniore, pasi më herët ishte trajner i të rinjëve te Liverpool, transmeton Periskopi.

I pyetur nga gazetarët nëse skuadra e tij, Rangers është kandidate për ta ndalur dominimin e Celtic në kampionatin skocez, ai dha një përgjigje të matur.

”Është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, sezoni është i gjatë dhe ky është vetëm fillimi,” ka thënë legjenda e Liverpoolit.

”Kemi bërë shumë ndryshme për një arsye – ne ndjemë se skuadra kishte nevojë për përforcime që të sfidonte në sezonin e ardhshëm.

”Nuk duam ta vendosim asnjë objektiv ose të shtojmë presion te ne edhe pse tashmë kemi presion. I kam thënë lojtarëve që duhet të fokusohemi ndeshje pas ndeshje,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: