Allegri flet për merkaton e Juventusit, zbulon se a do të ketë transferime të reja
Max Allegri ka bërë të ditur që nuk do të ketë prurje të reja te Juventusi gjatë këtij afati kalimtar
Juventusi në këtë merkato transferoi lojtarë të njohur si Cristiano Ronaldo, Leonardo Bonucci, Joao Cancelo e Emre Can, transmeton Periskopi.
“Klubi ka bërë atë që duhej. Më shumë transferime? Ne tashmë jemi skuadër e madhe dhe mezi pres që të fillojë sezoni,” ka thënë Allegri.
“Do të jetë kënaqësi që do të punoj me Ronaldon, ai është lojtari më i mirë në botë së bashku me Messin. Me ardhjen e Bonuccit, ne tashmë kemi pesë lojtarë që do të luftojnë për dy pozita.
“Do të jetë një sezon i vështirë dhe ne do të kemi nevojë për të gjithë. Disa lojtarë të rinj kanë treguar paraqitje të mira në SHBA, kështu që do të mund të ketë hapësira edhe për ta,”. /Periskopi/



