“Djemtë solarë”, misteri mjekësor në Pakistan

“Djemtë solarë”, misteri mjekësor në Pakistan

Mjekët në Pakistan janë shqetësuar për gjendjen e vëllezërve, të cilët në opinon janë të njohur si “djemtë solarë”. Djemtë e moshës 9 dhe 13 vjeç, veprojnë “normalisht” gjatë ditës kur janë aktiv, por kur dielli perëndon, që të dy janë në një gjendje vegjetative, ata bëhen të palëvizshëm dhe nuk mund të flasin.

Javed Akram, profesor i Mjekësisë në Institutin Pakistanez të Shkencave Mjekësore thotë se kjo është një “e panjohur mjekësore” dhe se nuk ka kurrfarë të dhënash se çka e shkakton këtë gjendje të djemve.
Vëllezërit janë në procesin e mbikëqyrjes së gjerë mjekësore në kryeqytetin pakistanez Islamabad, pas së cilës mostrat e gjakut të tyre do të dërgohen jashtë vendit për testim.

 

Shpërndaje në: