Valoni e kishte shpëtuar Petkoviçin, boshnjaku ia ktheu me të keq
Nga dita e hënë, Valon Behrami nuk është më pjesë e Zvicrës. Ai është përjashtuar nga Kombëtarja, raportohet të ketë gisht trajneri, Vladimir Petkoviç.
Ragip Behrami, babai i 33-vjeçarit, nuk e ka pritur mirë këtë vendim të Vladimir Petkoviçit, njeriut që dikur, sipas babait të shqiptarit, Behrami e kishte ndihmuar të mbajë postin që vazhdon ta gëzojë edhe sot.
Ai tha se Petkovic nuk është dashur t’i bindet me lehtësi urdhrit të presidentit dhe sekretarit gjeneral të federatës për ta larguar përmes një telefonate të vetme.
“Në Petkoviçin jemi hidhëruar për shkak se ia ktheu me të keqe një të mirë që ia pati bërë Valoni”, u shpreh për Zerin babai i lojtarit.
“Trajnerin boshnjak patën dashur ta largojnë nga posti i selektorit të Zvicrës ndërsa Valoni e ka mbështetur dhe ka punuar në interes të tij, pra që ta mbetet trajner i Zvicrës”, shtoi ai.



