Tyson: Klitschko doli po aq keq ndaj meje sa Seferi
Tyson Fury është rikthyer në ring pas një mungese për 2 vitesh e gjysmë.
Dhe ai është përballur me boksierin shqiptar Sefer Seferi në qershor duke siguruar fitoren.
Fury u kritikua nga fansat për shkak se zhvilloi një ndeshje me një boksier të peshave të mesme që synon të kalojë në kategroinë e peshave të rënda.
Por boksieri amerikan në një intervistë për gazetarët ka përgëzuar Seferin, duke e konsideruar një kundërshtar të mirë.
“Ai ishte i ashpër, i fortë dhe një kundërshtar i mirë. Kjo ishte para se ai të luftonte me Klitschko dhe Chagaev [Ruslan] për titujt botërorë, por unë u impresionova,”-shtoi ai.
“Njerëzit thonë se ky është një hap i madh nga Sefer Seferi dhe ata mund të thonë çfarë të duan, por Seferi i shkoi deri në fund duelit ndaj kampionit aktual botëror, Manuel Charr. Ai doli keq ndaj meje, mirëpo kjo u ka ndodhur shumë njerëzve. Të jem i sinqertë, edhe Wladimir Klitschko doli po aq keq ndaj meje, sikur Seferi.”
Tyson do të zhvillojë ndeshje e radhës kundër Francesco Pianetas më 18 gusht në Belfast.



