United ka gati ofertën për Maguire

United ka gati ofertën për Maguire

Gjiganti nga Old Trafford do të mundohet ta blejë mbrojtësin anglez, që ka impresionuar me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror Rusia 2018

Manchester United është duke përgatitur ofertën prej 70 milionë eurosh për blerjen e mbrojtësit të Leicester City Harry Maguire.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të transferojë një qendërmbrojtës gjatë këtij afati kalimtar dhe Maguire pëlqehet nga tekniku Jose Mourinho.

Mbrojtësi ka shkëlqyer në paraqitjet e tij me Tre Luanët në Kampionatin Botëror Rusia 2018, duke bërë që edhe skuadra tjera të interesohen për të.

Shpërndaje në: