Chelsea e nis me treshe, e mposht ekipin e kosovarit

Chelsea e nis me treshe, e mposht ekipin e kosovarit

Chelsea e nisi me fitore edicionin e ri në Premierligë duke e mposhtur Huddersfieldin, në fushën e kësaj të fundit, me rezultat 3:0.

Klubi londinez e ka nisur mirë ndeshjen duke shënuar gol në minutën e 34-të me Ngolo Kanten për 1:0.

Ky i fundit u shërbye nga Wiliam i cili me lehtësi depërtoi në zonën e mbrojtësit kosovar, Florent Hadërgjonaj.

Chelsea e ka arritur edhe golin e dytë me penallti të fituar nga Marcos Alonso.

Chelsea shënon edhe golin e tretë për 3:0 me Pedron i cili shënoi me mjeshtëri në minutën e 80-të, një gol mjeshtëror me parabolë. I saktë në minutën e 45-të ishte Jorginho i cili shënoi me qetësi në ndeshjen debutuese.

Futbollisti kosovar i Huddersfild, Florent Hadërgjonaj luajti 90-të minuta në këtë duel.

 

Shpërndaje në: