Edhe nëna e Rita Orës shkëlqen në mbrëmjen e UNICEF’it (Foto)

Edhe nëna e Rita Orës shkëlqen në mbrëmjen e UNICEF’it (Foto)

Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë nga Peja e Kosovës, Rita Ora, ka mbajtur mbrëmë një koncert në Itali e të cilin organizoi Fondi i Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Fëmijëve – UNICEF.

Por Rita nuk ishte e vetmja që shkëlqeu mbrëmë.

Vera Ora, mamaja e Ritës, duket se secilën herë po merr e më shumë vëmendjen meditaike gjatë paraqitjes së vajzës së saj nëpër koncerte.

Kësaj radhe, Veraq Ora,  ajo u shfaq e veshur në Prada në koncertin e organizuar nga UNCIEF.

“Unicef Sardinia Italy nuk ishte ngjarje e zakonshme, dhe më bëri të ndihem jashtëzakonshëm”, ka shkruar ajo në Facebook duke postuar edhe një fotografi ku shpjegon se ka të veshur një fustan Prada dhe këpucë Burberry. Firma këto që njihen për veshmbathjet e tyre unike dhe të shtrenjta.

Rita Ora është ambasadore e vullnetit të mirë për UNICEF.

Shpërndaje në: