Rizzoli flet për golin e anuluar të Juventusit

Rizzoli flet për golin e anuluar të Juventusit

Rizzoli e anuloj golin e Miralem Pjanic, pasi që me rregull të re të ofsajdit kur një lojtar është aktiv, atëherë ai gol nuk vlen. Lojtari që ishte në pozicion ‘aktiv’ jashtë loje ishte mbrojtësi, Leonardo Bonucci.

“Problemi është se në fushë vendimet merren mbi elementët që ke në dispozicion”, është shprehur Rizzoli.

Arbitri i njohur italian ka shtuar më tej se, gabimet ndihen pas përfundimit të ndeshjes.

Anulimi i golit të Pjanic kur rezultati ishte 0-0, hapi debat por pavarësisht kësaj Rizzoli theksoi se “koncepti i futbollit ky është” dhe se duhet vazhduar duke marrë kështu përgjegjësin e gabimit.

Për trajnerin e Milanit, Vincenzo Montella goli duhej anuluar sepse Benatia ishte në pozicion “aktiv” jashtë loje.  /Periskopi.com

Shpërndaje në: