75 mijë të pranishëm në koncertin në Hungari, Dua Lipa shpërthen në lot (Foto)

75 mijë të pranishëm në koncertin në Hungari, Dua Lipa shpërthen në lot (Foto)

Pas largimit nga Kosova, Dua Lipa udhëtoi për në Hungari.

Këngëtarja ishte e ftuar të performonte në festivalin “Sziget”, ku u prit sikur mbretëreshë.

Numri i pjesëmarrësve në koncertin e Duas në Budapest ishte 75 mijë, gjë që e bëri këngëtaren të emocionohet pa masë.

“75 mijë persona! Udhëhoqën skenën në Sziget! Kam humbur zërin momentalisht nga emocionet, por ne e kaluam dhe oh Zot ky shou ishte i pabesueshëm. Do të qaj ”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kujtojmë që Dua këndoi në natën e parë të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, ku u prit nga numër i madh i fansave të saj.

https://www.instagram.com/p/BmZRt5RFAzO/?taken-by=dualipa

 

Shpërndaje në: