Ethet e Superkupës: Tifozët e Prishtinës i turren dhe e rrahin një adoleshent nga Gjilani

Ethet e Superkupës: Tifozët e Prishtinës i turren dhe e rrahin një adoleshent nga Gjilani

Në prag të ndeshjes mes Prishtinës dhe Dritës për të kontestuar Superkupën e Kosovës në futboll, ka ndodhur një incident në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë, jashtë dhe brenda kafenesë Morena, shkruan Periskopi.

Të pranishmit ishin dëshmitarë të një përleshjeje ku të përfshirë ishin një grup tifozësh të Prishtinës, dhe një adoleshent nga Gjilani me fanellën e Klubit të Futbollit Drita.

‘Plisat’ po e ndiqnin dhe siç merret vesh, edhe e goditën tifozin nga Gjilani në brendi të kafenesë në fjalë, megjithëse më vonë, po i njëjti doli rrugëve të qytetit duke brohoritur emrin e klubit të zemrës, Drita.

Policia e Kosovës nuk është parë në vendin e ngjarjes. /Periskopi

Shpërndaje në: