Zyrtare: Interi bëhet rivali kryesor i Juves në Itali, transferon Keitan
Klubi i futbollit Internazionale nga Milano ka bërë më në fund transferimin e sulmuesit Balde Keita nga skuadra e Monacos, shkruan Periskopi.
Mësohet që për 23 vjeçarin janë dhënë vetëm 5 milionë euro për këtë sezon në formë huazimi, por me obligimin për ta blerë për 25 të tjera pas një viti.
Sulmuesi senegalez, që është partner i Sadio Manes në kombëtare, ka bërë 31 gola në Seria në 137 ndeshje për skuadrën e Lazios. Keita ka qenë pjesë e një prej akademive më të forta në Evropë, La Masia – nga e cila e mori vite më parë, drejtori sportiv i skuadrës nga kryeqyteti, Igli Tare.
Me Keitan në fondin e lojtarëve, trajnerit Luciano Spalleti i është bërë një skuadër mjaft e fortë për Ligën e Kampionëve dhe për Serie A-në. /Periskopi



