Thaçi vetëpromovohet duke dhënë tofeun, i nxori telashe edhe FFK-së

Thaçi vetëpromovohet duke dhënë tofeun, i nxori telashe edhe FFK-së

Drita e fitoi Superkupën e Kosovës duke mundur Prishtinë dhe kampioni aktual i Kosovës në këtë mënyrë bëri start të ëndrrave në atë që ishte ndeshja e parë në stadiumin e rinovuar që mban emrin e Fadil Vokrrit.

Kapitenit të Dritës, Ardian Limanit, trofeu ne Superkupës ia dorëzuan presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe djali i Fadil Vokrrit – Gramoz Vokrri.

Insporti merr vesh nga burime brenda kabinetit të Presidentit, se Thaçi kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij në ndeshje vetëm nja 3-4 orë para fillimit dhe i kishte “detyruar” njerëzit e FFK-së ta ndryshojne protokollin fillestar dhe kështu si kompromis të vendosin që ai dhe djali i Vokrrit të dorëzojnë trofeun.

Shikoni pamjet nga ceremonia dhe festa e lojtarëve të Dritës.

Shpërndaje në: