Kush është Damir Mulaomeroviq, kampioni i Evropës që u bë trajner i Kosovës?

Kush është Damir Mulaomeroviq, kampioni i Evropës që u bë trajner i Kosovës?

Federata e Basketbollit të Kosovës e ka zyrtarizuar si selektor të Kombëtares sonë, yllin e basketbollit ballkanik, Damir Mulaomeroviqin, shkruan Periskopi.

Kjo i ka trazuar mediet serbe, të cilët menjëherë e kanë postuar lajmin me tone përbuzëse.

Mulaomeroviq ka lindur më 19 shtator të vitit 1974 në Tuzëll. Ai është boshnjak por që ka luajtur për Kroacinë si basketbollist.

Si lojtar, ai ka luajtur për ekipe të mëdha si Cibona, Fortitudo Bologna, Efes Pilsen, Panathinaikos, Real Madrid, Paok, Olympiacos etj.

Ai është bërë kampion i EuroLeague më 2002 me Panathinaikosin, ndërkohë që ka qenë koshë-shënuesi më i mirë në Greqi në vitin 2006. E ka fituar kampionatin kroat hiç më pak se pesë herë.

Si trajner, ai poashtu ka mjaft përvojë. Ka menaxhuar Slobodën e Tuzllës, Cibonën, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe tashmë është në drejtim të kombëtares së Kosovës. /Periskopi

Shpërndaje në: