Zyrtare: Milan transferon një dështak tjetër për 35 milionë

Zyrtare: Milan transferon një dështak tjetër për 35 milionë

Sapo është konfirmuar zyrtarisht kalimi i Tiemou Bakayokos së Chelseat te skuadra shtatë herë kampione e Ligës së Kampionëve, AC MILAN, shkruan Periskopi.

Këtë sezon, Bakayoko do të kalojë te Milan në formë huazimi, por klubi nga qyteti i modës do të jetë i obliguar që ta blejë francezin për 35 milionë në vitin e ardhshëm – pavarësisht paraqitjeve që bën.

Bakayoko – raporton Periskopi – vitin e kaluar ishte tmerrësisht i dobët te skuadra e Antonio Contes, Chelsea. Sidoqoftë, ai u paraqit 29 herë për skuadrën nga Londra, duke e shënuar madje edhe një gol. Megjithatë, gati për çdo ndeshje kampionale, Bakayoko ka marrë kritika të shumta nga komentuesit dhe tifozët e Premier Ligës.

 

Shpërndaje në: