“Plisat” në komplekse inferioriteti si tifozë: Policia dhe FFK-ja ka faj që nuk i vumë flakën stadiumit

“Plisat” në komplekse inferioriteti si tifozë: Policia dhe FFK-ja ka faj që nuk i vumë flakën stadiumit

Tifozëria e Klubit të Futbollit “Prishtina” ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmshme për Superkupën e Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës të cilën e fitoi e para me rezultat 2 me 1.

Të ashtuquajturit “Plisa” e kanë parë të nevojshme të mbrohen në disa drejtime: që ekipi i tyre humbi në stadiumin e tyre në një ndeshje historike, që pati incidente, që nuk ishin mjaftueshëm të zhurmshëm dhe që nuk ndezën mjete piroteknike – për dallim nga tifozëria kundërshtare “Intelektualët”, shkruan Periskopi.

Ata thonë se “i kemi vënë flakën stadiumeve të Evropës e lëre më stadiumit tonë” edhe pse, Prishtina nuk ka pasur ndonjë ndeshje me rëndësi as në vitet por as në dekadat e fundit në stadiumet evropiane. Prishtina u mposht prej një ekipi nga Luksemburgu në Prishtinë, që e dëshmon më së miri cilësinë e këtij ekipi dhe të futbollit të Kosovës në përgjithësi!

Per tribuna flasim vet!
I kuptojme tifozerite tjera qe ardhjen ne Prishtine e kane eveniment te vitit, mirepo faturen e deshtimit duhet ta mbaj Federata dhe Policia, ne krye me Bajram Shabani, dhe sigurimi, shefi i sigurimit te federates Patrik Mazrekaj, edhe kompania e sigurimit e kontraktume nga federata.
Dje nuk kemi ndez piroteknike, fishekzjarre e asgje tjeter, jo sepse nuk kemi mundur, por sepse kemi qene te vetdijshem per rendesine e organizimit e djeshem. Dje stadiumi i Prishtines ka qene ne test nga Uefa.
Ky deshtim i Policise dhe Federates nuk eshte i rastesishem prandaj u bejme me dije qe herave tjera le t’a harrojne bashkepunimin me neve.
Cdokush e din qe ne i kemi vene flaken edhe stadiumeve te Evropes e lere me stadiumit tone. Por dje kemi qene te vendosur qe mos te bejme asgje qe mund ta demtoje procesin e licensimit te stadiumit tone.

Shpërndaje në: