Shembja e urës në Gjenova, ish portieri i Cagliari-t: Jam mrekullisht gjallë

Shembja e urës në Gjenova, ish portieri i Cagliari-t: Jam mrekullisht gjallë

“I mrekulluar”, kështu e ka përkufizuar gjendjen e tij emocionale 30 vjeçari Davide Capello, ish portier i Cagliari-t.

Sportisti po përshkonte urën Morandi në Genova kur gjithçka u shkërmoq.

Capello bëri një ‘fluturim’ prej 30 metrash dhe makina e tij ngeci, por është mirë, shkruan tgcom.it

“Është e pabesueshme, nuk kam asnjë gërvishtje”, ka deklaruar.

“Fillimisht dëgjova një zhurmë, më pas rrëshqiti gjithçka. Jam i mrekulluar, po shkoja në Genova dhe isha mbi urë. Dëgjova një zhurmë, më pas shembja. 30 metra fluturim e më pas makina ka ngecur mes kolonave dhe rrënojave”, ka rrëfyer ish futbollisti për Sky Tg24.

Davide Capello i cili sot është një zjarrfikës, ka luajtur me fanellën e Cagliari-t në Savona dhe me kombëtaren nën 20 vjeç.

“E përshkoja shpesh këtë rrugë, një ndër më të rënduarat në Itali. Kam parë rrugën të thërmohej dhe ishte një frikë e tmerrshme.

Nuk di në çfarë kushtesh është makina ime”.

Sipas mediave italiane janë të paktën 35 persona që kanë humbur jetën pas shembjes  së urës, ndërkohë që fatlumi i kësaj tragjedie është mbrojtësi i Genoas, Domenico Criscito që zbuloi në “Instagram” se ai dhe familja e tij e kishin kaluar urën vetëm 10 minuta para rënies.

Shpërndaje në: