“Melania Trump mezi pret të divorcohet nga Donald Trump”
Melania Trump po numëron çdo minutë derisa të ndahet nga presidenti i SHBA, Donald Trump.
Lajmi është bërë i ditur nga një grua që ka punuar në Shtëpinë e Bardhë me familjen Trump.
“Melania po numëron çdo minutë derisa Trump të largohet nga detyra dhe të mund të ndahet me të,”-ka shkuar në librin e saj Omarosa Manigault.
44-vjeçarja ka shkruar për përvojën e saj, e cila ka shkaktuar disa polemika.
“Unhinged: An Insider’s Account of the Trump White House” është publikuar dje dhe Manigault ka kujtuar kohën e saj gjatë punës me Trump.
Ajo pretendon të ketë regjistruar Trump ndërsa ajo ka punuar për të.
Sekretarja e Shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders tha se libri është “i mbushur me gënjeshtra dhe akuza të rreme”.
Manigault gjithashtu ka zbuluar se pse Melania Trump kishte veshur xhupin famëkeq me shkrimin: “Mua nuk më intereson, po juve?”.
Omarosa shkruan në libër se Melania u detyrua që të shkonte në kampet e emigrimit atë ditë në qeshrshor për të pastruar rrëmujën e bashkëshortit të saj.
“Ajo e veshi xhaketën për të lënduar Trump, duke shkaktuar një polemikë. Jo se Melania nuk ka mëshirë për fëmijët emigrantë. Unë jam i sigurt se ajo ka. Melania me kënaqësi, keqdashje, shkatërroi direktivat e bashkëshortit të saj për ta bërë atë të duket budalla.”



