Ku po depilohet Presidenti i Kosovës?
Hashim Thaçi nga një djalë i ndrojtur i Skenderajt, tashmë duket një maniak i paraqitjes së tij vizuele.
President i Kosovës, Hashim Thaqi, nuk përton që aty ku i jepet rasti të shfaq veten si njeri që kujdeset për pamjen dhe fizikun e tij.
E kemi parë nëpër aktivitete të ndryshme, prej atyre të fushatave zgjedhore e deri tek ato të karakterit privat a familjar, shëtitjeve në natyre dhe aktiviteteve tjera sportive, si futbolli, fitnessi, etj.
Thaçi gjithnjë tregohet i kujdesshëm me paraqitjet e tij deri në detajet më të imëta.
Për këtë ai tashmë qe një kohë të gjatë ka një ekip përreth tij, si fotografë, kameramanë, dhe asistentë të marrëdhënieve me publikun.
Së fundmi atë e kemi parë së bashku me Behgjet Pacollin, që edhe pse në moshë të shtyer mbetet një vesveseli i dukjes se jashtme.
Që të dy kanë lundruar së bashku në një jahtë nëpër bregdetin shqiptar. Me ta ishte edhe gazetari Baton Haxhiu, që për nga fizikusi lë shumë për të dëshiruar.
Pacolli dhe Thaçi kanë postuar fotografi nëpër rrjetet sociale me rroba banjo. Ajo që shumë kujt i ka rënë në sy është paraqitja e Presidentit Thaçi, i cili duket i depiluar në tërësi.
Mësohet se Thaçi gjithnjë ka urryer qimet nëpër trupin e tij, dhe për këtë ka bërë disa seanca depilimi me laser për të zgjidhur përfundimisht këtë brengë të tij estetike.
Ajo që nuk dihet është se cila është klinika estetike ku Thaçi ka trajtuar lëkurën nga qimet e tij.
Nga fotografia me Pacollin, duket të ia ketë dalë dhe zgjidhur përfundimisht këtë telash. /Periskopi/




