Lukaku: Nuk do të luaj në Botërorin tjetër
Sulmuesi belg i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, ka thënë se ai nuk do të luajë në Kupën e Botës të vitit 2022 dhe se mendon të pensionohet nga Kombëtarja pas Evropianit në vitin 2020.
Këtë verë, Lukaku ishte ndër lojtarët më mbresëlënës të Kupës së Botës në Rusi. Ai i ndihmoi Kombëtares së Belgjikës të zë vendin e tretë, menjëherë pas Francës dhe Belgjikës.
Megjithatë, Lukaku ka thënë në një intervistë se ai mendon se nuk do të luajë në Botërorin e vitit 2022 në Katar, dhe se mendon të pensionohen nga Kombëtarja Belge pas Evropianit, në vitin 2020.
“Pas Evropianit, mendoj se duhet të ndalem”, ka thënë Lukaku, kur u pyet për Botërorin e radhës në Katar.
“Sepse në futboll tani, shumë para fitohen në moshë të re. Paratë që i fiton si profesionist, mund t’i fitosh edhe në moshën 12 apo 13-vjeçare. Kjo të bën më pak të uritur [për ndeshjet]”.



