Vëllai i Messi dënohet me 30 muaj burgim
Armëmbajtja pa leje është e dënueshme, pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë. Ky rregull vlen edhe në Argjentinë. Matias Messi, vëllai i yllit të Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, është dënuar për armëmbajtje pa leje.
Messi u dënua me 30 muaj burg, me vendim të gjykatës në Argjentinë, këtë të enjte, por nuk do të bëjë asnjë ditë pas hekurave. Dënimi i vëllait të yllit argjentinas është konvertuar në punë në shërbim të komunitetit.
Gazeta “La Capital” në qytetin Rosario të Argjentinës ka informuar se vendimi u arrit pas një marrëveshjeje me prokurorët.
Arma i është sekuestruar në fund të vitit të kaluar dhe ndodhej në një jaht me të cilën Messi ishte përplasur në Parana River.
35-vjeçari Matias Messi u mbajt nën arrest teksa ishte në një spital në provincën Santa Fe të Argjentinës, duke u rikuperuar nga dëmtimet e pësuara nga përplasja, për t’u lënë më pas i lirë. Avokati i Messit fillimisht pranoi se klienti i tij ishte përplasur, por mohoi që të posedonte armë.



