De Bruyne: Nuk kam asgjë ndaj Mourinhos
Belgu nuk kishte arritur të fitojë një vend në formacionin e Chelseat nën Mourinho, ku portugezi kishte vendosur të shes drejt ekipit gjerman, Wolfsburg.
Jose Mourinho kishte deklaruar se Kevin De Bruyne nuk ishte i gatshëm për të luftuar për vendin e tij në formacion duke vendosur për të larguar nga skuadra e Chelseat.
“Nuk kam problem me Jose”, tha De Bruyne për Dail Mail.
“Nesë ai ka deklaruar ashtu për shtypin atëherë ata do t’i besojnë sepse në ato momente vetëm ato gjëra kanë mundur të dëgjojnë, por unë nuk mendoj se jam ashtu siç ka thënë ai.
“Unë gjithmonë kam dashur të luajë. Kam luajtur mjaft shumë në karrierën time dhe jam vetëm 25-vjeçar. Pra unë jam përgjigjur mjaft mirë”, përfundoi mesfushori belg.
De Bruyne pas transferimit të tij në Wolfsburg kishte shkëlqyer për “ujqërit” duke siguruar një transferim tek Manchester City. /Periskopi.com



