Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve në Premier Ligë (Video)
Ka përfunduar tashmë pjesa e parë në të gjitha ndeshjet e Premier Ligës që po zhvillohen prej orës 16:00, shkruan Periskopi.
Evertoni po avancon 2 me 0 ndaj Southampton në Godison Park, me golat e shënuar prej Theo Walcott dhe Richarlison, për të cilin është ky goli i tretë në vetëm dy ndeshje.
Leicester City po avancon ndaj kolonisë portugeze, Wolverhampton Wanderers, me rezultat të njëjtë. Një autogol dhe një gol nga ylli i saportransferuar James Maddison kanë bërë ndryshimin.
Tottenhami ka shënuar gol me anë të Lucas Mouras, brazilianit që erdhi nga Paris Saint Germain në janar. Sidoqoftë, Fulhami i Jokanoviqit luajti mjaft mirë.
West Hami i Pellegrinit ndërkohë, është duke fituar 1 me 0 ndaj Bournemouthit me golin e shënuar nga penaltia prej Marko Arnautoviq.



