Gaza, tre fëmijë vdesin nga zjarri në shtëpi
Zjarri që shpërtheu mbrëmë në një shtëpi në Rripin e Gazës mori jetën e tre fëmijëve. Në deklaratën e Mbrojtjes Civile palestineze theksohet se zjarri ka ndodhur në kampin e refugjatëve Es-Shati, në perëndim të Gazës dhe se zjarri që shpërtheu në shtëpinë e familjes Ebu Hindi, la të vdekur tre fëmijë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri është shkaktuar nga qirinjtë e vendosur mbi lavatriçe, e cila ishte përmbysur dhe ka shkaktuar zjarrin. Banorët e Gazës që nga viti 2006, që kur forcat izraelite patën bombarduar centralin e vetëm për prodhimin e energjisë elektrike në këtë zonë, ata vazhdimisht përballen me problemin e mungesës së energjisë elektrike. Qirinjtë të cilat banorët janë të detyruar ti përdorin për ndriçim, shpesh janë shkaktarë të zjarrit.



