Rrebesh golash në Premier Ligë, shënon edhe serbi Mitroviq (Video)

Rrebesh golash në Premier Ligë, shënon edhe serbi Mitroviq (Video)

Ndeshjet e orës 16:00 në Premier League duken mjaft interesante. Tashmë ka ndryshime rezultate në tri nga katër ndeshjet, raporton Periskopi.

Southampton e ka ngushtuar rezultatin ndaj Evertonit në Godison Park me një gol të shënuar nga Danny Ings. Fulhami e ka vënë në vështirësi skuadrën e Pochettinos, me një gol që e ka shënuar Aleksandar Mitroviq. Rezultati është 1 me 1, ndërsa po zhvillohet minuta e 70.

Leicesteri po e mban rezultatin ndaj Wolvesit, 2 me 0. Por, befasia ka ndodhur në Stadiumin Olimpik të Londrës ku Bournemouth e ka përmbysur rezultatin nga 1 me 0 në 1 me 2. /Periskopi

 

Shpërndaje në: