Çfarë rikthimi: Arsenal barazon ndaj Chelseat në 2-2
Pak minuta më parë, Arsenali i Unai Emeryt ia doli që të ngushtonte epërsinë e Chelseat në 2 me 1. Shënues ishte Henrikh Mkhitaryan nga afërsia.
Por, loja e mirë e Arsenalit vazhdoi dhe raste të tjera u krijuan derisa Chelsea duket i humbur në fushë. Golin e dytë e realizoi Alex Iwobi pas një aksioni të bukur.
Edhe në këto momente, është Arsenali ajo që po bën presion më të madh për të kaluar në avantazh.



