Më shumë derra se spanjollë në Spanjë
Statistikat zyrtare tregojnë që janë 50 milionë derra në krahasim me 46.5 milionë njerëz në shtetin që njihet për mishin e derrit, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Derrat e Spanjës tejkalojnë numrin e popullësisë për herë të parë sipas statistikave nga Ministri i Ambientit të Spanjës që tregojnë se tashmë janë 50 milionë derra, 3.5 milionë më shumë se sa njerëz.
Statistikat tregojnë që ka një rritje prej 9 milionë të kafshës që nga 2013, dhe ka rritje të shqetësimeve për impaktin në ambient nga një industri që prodhon më shumë se 4 milionë ton produkte të derrit dhe gjeneroi 6 miliardë euro vetëm vitin e kaluar.



