Mavraj tregohet i madh me refugjatët sirianë (Foto)
Ai iu ka dalë në krah refugjatëve nga Siria, përmes një postimi në Facebook.
“Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë̈, e mburracakët! Kuran 31:18”, ka cituar Kuranin Mavraj, përcjellë “Lajmi.net”.
Postimi i tij është shoqëruar me pëlqime dhe përgëzime të shumta nga fansat.




