Tifozët e Lazios, klubit të mbushur me shqiptarë përzënë gratë nga stadiumi
Tifozët e Lazios janë ndoshta më problematikët në mbarë Evropën, dhe jo vetëm në Itali. Kjo tifozëri ka në radhët e saj shumë fashistë, të cilët hapur shprehin anti-semitizëm dhe simpati për diktatorin italian fashist Benito Musolini, shkruan Periskopi.
Musolini ishte ai që e ndërtoi Stadio Olimpico-n dhe kishte shprehur admirimin për skuadrën e Lazios. Dhe rrënjët fashiste të skuadrës duket se nuk është e lehtë të shkulen. Disa muaj më parë, po këta tifozë në një baner montazhë e kishin veshur Anë Frankun, hebrejen adoleshente të vrarë nga nazistët, me ndërresat e rivalëve më të urryer Romës. Për këtë, Lazio ishte dënuar.
Në ndeshjen e fundit, ku Lazio pësoi në shtëpi 2 me 1 nga Napoli, siç raporton Guardian, këta tifozë kanë bërë edhe gjeste tjera problematike.
Ata kanë shkruar një baner për t’iu treguar vajzave, grave dhe të dashurave se nuk kanë vend në ulëset e shenjta të Curva Nord në stadium. Ata që duan të takohen për arsye romantike – shkruhet aty – duhet të shkojnë tjetërkund.
Lazio ka lëshuar deklaratë ku është thënë se nuk ndan të njëjtat qëndrime me tifozët e saj.
Në Lazio ndër vite kanë bërë pjesë shumë shqiptarë e shumë serbë. Aktualisht, drejtor sportiv i klubit është Igli Tare ndërkohë që për skuadrën luajnë edhe Thomas Strakosha dhe mesfushori Valon Berisha. /Periskopi



