Drejtori i Gjilanit: Ne nuk kemi faj, këto janë veprimet që do t’i ndërmarrim (Video)

Drejtori i Gjilanit: Ne nuk kemi faj, këto janë veprimet që do t’i ndërmarrim (Video)

Të  hënën ishte planifikuar që të zhvillohej ndeshja e fundit të xhiros së parë të Ipko Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, raporton Insporti.

Ndeshja ishte paraparë që të zhvillohej në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë nga ora 19:45, mirëpo me vendim të Ministrisë së Sportit, ky takim është shtyrë pasi që stadiumi nuk është licencuar ende.

Ndërkohë, Prishtina dhe Gjilani kanë arritur në stadium, raporton Insporti nga vendi i ngjarjes.

Gjilani kërkon që t’i marrë tri pikët në tavolinë shkaku i udhëtimit të tyre në kryeqytet dhe njoftimit të vonshëm për shtyrjen e ndeshjes.

Në anën tjetër, Prishtina gjithashtu ishte gati për të luajtur ndeshjen, por vendimi ishte nga lartë për shtyrjen e takimit

Drejtori i Gjilanit, Sevdail Robelli, flet nga stadiumi i Prishtinës.

“Është papërgjegjësi e madhe. Për neve ka qenë ndeshje derbi dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet. Unë nuk e di se në çfarë baza është marrë vendimi. Do t’i ndjekim rregulloret. Komisioni i Grave ka marrë vendim jo të ligjshëm pasi që nuk na kanë njoftuar me kohë”, tha ndër të tjera Sevdail Robelli.

Shpërndaje në: