Jennifer Lopez flet për dashurinë, i dashuri i saj shpërthen në lot (Video)
Këngëtarja e famshme ka bërë një deklaratë të fortë dashurie mbrëmjen e kaluar. Teksa performonte në MTV Video Music Awards 2018, J Lo u shpreh se Alex është shpirti i saj binjak.
Jennifer Lopez ishte një nga këngëtaret e cila e ndezi skenën madhështore me deklaratën e saj. Këngëtarja botërore i ka lënë të gjithë gojëhapur teksa ka bërë një deklaratë të fortë dashurie për sportistin Alex Rodriguez. Ky i fundit nuk u rezistoi dot fjalëve të ëmbla të partneres dhe shihej gjatë gjithë kohës duke fshirë lotët.
“Ti je pothuajse si shpirti im binjak. Ne jemi pasqyrimet e njëri-tjetrit. Jeta ime është më e bukur dhe më e ëmbël kur ti je në të,”- u shpreh ajo para një bote të tërë, teksa performonte në MTV Video Music Awards 2018.
https://www.youtube.com/watch?v=_tPIq1SB4Dk
Një emocion i papërshkrueshëm! Reagime tishin të shumta gjithashtu edhe në rrjetet sociale, duke vënë në dukje reagimin e Alex.
“Dua thjesht dikë që të më shohë ashtu siç Alex sheh Jennifer-in gjatë performancës së saj,”- shkruante dikush në Twitter.



