Berisha, lojtari i javës në Rusi (Foto)

Berisha, lojtari i javës në Rusi (Foto)

Krahas kësaj, ai nga mediat ruse ka marrë notën më të lartë, 8.7, që e bënë më të vlerësuarin e javës.

“Si zakonisht, legjionari nga Kosova ishte motor i sulmit të Anzhit. Si gjithnjë, ai nuk ndalej së vrapuari, ishte i suksesshëm dhe i pakompromis në krahun e majtë”, ishte vlerësimi i “football.kulichki.net”, raporton Gazeta Olle.

Në 11-shen më të mirë u gjend edhe sulmuesi i Terek Groznyt, Bekim Balaj, por jo edhe bashkëlojtari i tij, Odise Roshi që shënoi një super gol.

berisha-formacioni

Shpërndaje në: