Modelja nxjerr virgjërinë në shitje: Dua t’i blej shtëpi nënës
Mjaftoi të njoftonte se donte të nxirrte në shitje virgjërinë e saj, që një modele bukuroshe të pushtonte rrjetet sociale.
Mahbuba Mammadzada është një prej modeleve më të suksesshme të Azerbajxhanit, por thotë se i duhen paratë për t’ia blerë një shtëpi nënës së saj dhe për t’i financuar studimet jashtë vendit.
Ajo planifikon ta nxjerrë në ankand virgjërinë e saj, nëpërmjet agjencisë Cinderella Escorts, ku femrat e reja ofrojnë seks për klientë të pasur, shpesh të moshuar.
Mahbuba ka thënë se shpreson të shesë virgjërinë e saj për të paktën 100.000 euro.
23-vjeçarja shprehet se:
Nëna ime ka bërë gjithçka për mua, tani është radha ime. Unë dua që ajo të jetë krenare me mua”.






