Fitojnë Arsenal e Liverpool
‘Topçinjtë’ pas barazimit në ligë kanë reaguar me fitore në kupë, ku kanë mposhtur skuadrën e rangut të dytë të futbollit anglez, Reading, me rezultat 2-0.
Arsenali kaloi në epërsi përmes anësorit anglez, Alex Oxlade-Chamberlain, i cili shënoi në minutën e 33-të
Skuadra londineze kishte gjithçka në kontroll edhe pse nuk kishte luajtur me ekip të parë, si në anën e posedimit të topi poashtu edhe të rasteve.
Ishte përsëri anglezi Chamberlain, ai që shënoi për dyfishimin e rezultatit pas një aksioni të rrjedhshëm të vendësve, të cilin e shëndrroi në gol në minutën e 78-të.
Reading e udhëhequr nga legjenda holandeze, Jap Staam, nuk arriti të tregoj asgjë për gjatë 90 minutave të zhvilluar.
Takimi i tjetër ndërmjet Liverpool dhe Tottenham ka përfunduar me fitoren e vendësve me rezultatin 2-1.
Jurgen Klopp dhe Maurico Pochentino kishin vendosur për të pushuar lojtarët kryesor për këtë takim, duke iu dhënë hapësirë lojtarëve me minutazhë më të vogël dhe të akademisë.
‘Të Kuqtë’ fituan me golat e realizuar nga sulmuesi anglez, Daniel Sturridge. Golin për skuadrën londineze e shënoi holandezi Vincent Janssen nga pika e bardhë e penaltisë në mintuën e 81-të pas një ndërhyrje të Lucas Leivas. /Periskopi.com



