Rita krenare që nëna e saj iu bashkua iniciativës së grave të dhunuara gjatë luftës
Rita Ora është këngëtarja me prejardhje shqiptare, fama e të cilës ka kaluar kufijtë.
Gjatë vizitës në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së vendit, këngëtarja i ishte bashkuar iniciativës “Bëhu zëri im”.
Të njëjtën iniciativë për të mbietuarat e dhunës seksuale gjatë luftës e përkrah edhe nëna e saj, Vera Ora.
Përmes një postimi në Instagram, Rita është shprehur krenare me nënën e saj, pasi iu bashkua një qëllimi të mirë.
“Shumë krenare me ty, Vera Ora që përdor diturinë dhe edukatën tënde për t’ju ndihmuar këtyre grave që kanë qenë viktimë e dhunës seksuale në luftë dhe që kanë pasur më pak fat dhe nuk kishin qasje në këtë kujdes! E mahnitshme të shoh gjithë këto gra të pabesueshme që janë bërë bashkë dhe punojnë në këtë iniciativë. Shumë inspiruese si gjithmonë”, janë fjalët e Ritës dedikiar të ëmës.
Këtij postimi ja bashkëngjiti edhe një fotografi të Verës bashkë me gratë tjera pjesë e kësaj iniciative.
https://www.instagram.com/p/Bm348z1nUDx/?taken-by=ritaora



