Trump nuk i di ngjyrat e flamurit të Amerikës, ja çfarë gabimi bëri (Foto)

Trump nuk i di ngjyrat e flamurit të Amerikës, ja çfarë gabimi bëri (Foto)

Në sy të Donald Trump nuk është në rregulle që dikush të përkulet kur fillon himni amerikan por si­ç duket presidenti i 45të i SHBA duhet që të marrë një kurs për vizatimin e flamurit amerikan.

Të enjten, Trump bashkë me gruan e tij, Melania dhe Sekretarin e Shërbimeve Njerëzore, ALex Azar vizituan spitalin e fëmijëve në Ohio. Presidenti kaloj pak kohë me fëmijët duke vizatuar. Gjatë kësaj periudhe Trump bëri një gabim trashanik duke gabuar ngjyrat e flamurit amerikan.

Ai shiritat në flamur i bëri të kuq dhe të kaltër, kur në të vërtet shiritat janë me ngjyrë të kuq dhe të bardhë.

Ky gabim i presidentit u komentua shumë në rrjetin social ‘Twitter’ duke kritikuar atë.

Shpërndaje në: