U tha se ishte në lidhje me të, modelja në përqafim të Ritës
Rita Ora është këngëtarja shqiptare, fama e së cilës ka kaluar kufijtë.
Këngëtarja është shumë aktive me koncerte, dy ditët e fundit ia ka kushtuar performancave para homoseksualëve, shkruan lajmi.net.
Ajo gjithmonë ka dalur pro këtij komunitet, madje ka deklaruar edhe se është biseksuale.
Rita është përfolur se kishte lidhje me modelen Cara Delevingne, të cilën e ka edhe mikeshë të mirë.
Në një fotografi të postuar nga Rita në Instagram, shihet se modelja ishte e pranishme në koncertin e saj në Londër, madje qëndroi në prapaskenë për t’i dhënë një përqafim para performancës.




