Martohet gazetarja më e bukur në Kosovë (Video)

Martohet gazetarja më e bukur në Kosovë  (Video)

Thuajse të gjithë e njohin si gazetarja më e bukur në Kosovë. Bëhet fjalë  për Erëza Velën e cila këto ditë i ka dhënë fund beqarisë.

Prezantuesja e një emisioni ekonomie në KTV, që tashmë ka ndërprerë këtë aktivitet, ka publikuar në Instagram një video të shkurtër ku shfaqet në fustan të bardhë dhe tejet e bukur, transmeton Periskopi.

‘Oh çfarë vikendi’, ka shkruar Vela në Instagram.

Jo vetëm kaq. Erëza është duke pritur edhe fëmijën e saj të parë, ku përmes një postimi të mëhershëm në Facebook kishte bërë të ditur se në mesin e tyre do të vije një vajzë.

Ajo një kohë të gjatë kishte qëndruar në Angli, por tash siç duket është kthyer të vazhdojë jetën e saj në Kosovë./Periskopi/

https://www.instagram.com/p/Bm-x1M_nSL8/?hl=en&taken-by=erezavela

 

 

Shpërndaje në: