Ylli i kombëtares shqiptare nënshkruan me klubin e Steven Gerrard
Eros Grezda do të bëhet lojtari më i ri i Glasgow Rangers.
Është “Sky Sport” britanik që pasditen e së hënës ka konfirmuar lajmin se ‘ylli’ shqiptar ndodhet në Glasgou për të kryer testet mjekësore ndërsa zyrtarizimi do të bëhet orët në vijim.
Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard do të paguajë 3 milionë sterlina për të blerë kartonin e Grezdës.



