Humbi 0-3 në shtëpi ndaj Spurs: Bordi vendos ta mbështes Mourinhon

Humbi 0-3 në shtëpi ndaj Spurs: Bordi vendos ta mbështes Mourinhon

Manchester United-i do të vazhdojë mbështetjen e Jose Mourinhos pavarësisht humbjes turpëruese në Old Traford nga Tottenhami mbrëmë me rezultat 0-3. Bordi është inkurajuar nga pjesa e parë e lojës në veçanti, por e dyta ishte për tmerr, shkruan The Guardian.

United-i me humbjen e mbrëmshme tashmë i ka dy humbje radhazi. Sidoqoftë, ekipi i Mourinhos e bëri një paraqitje të mirë në pjesën e parë, me taktikën 3-3-3-1, me Ander Herreran që luajti në anën e djathtë si qendër-mbrojtës, transmeton Periskopi.

Megjithëse pjesa e parë mbaroi 0-0, Unitedi kishte krijuar një varg rastesh, me Lukakun që e kishte humbur një të qartë para golës.

Luke Shaw kishte qenë mbrëmë një ndër më të mirët, dhe ishte përgëzuar edhe nga Mourinho.

“Nuk m’a ninë për lojën që bëra unë. M’a ninë më shumë për rezultatin e ekipit,” i tha Shaw MUTV-së. “Është një natë e trishtë për ne.” /Periskopi

Shpërndaje në: