Superylli i Romës shkon në stërvitje te skuadra e re me parashutë (Video)

Superylli i Romës shkon në stërvitje te skuadra e re me parashutë (Video)

Edhe zyrtarisht Kevin Strootman ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij te Marseille, duke i dhënë fund periudhës pesë vjeçare te Roma.

Sipas medieve italiane, Roma e shiti mesfushorin holandez për 25 milionë euro, i cili u desh të largohej pas ardhjes së Steven Nzonzi nga Sevilla.

Tani ka ardhur edhe prezantimi spektakolar i Strootman. Ai shihet duke zbritur nga parashuta në qendrën stërvitore të klubit.

Video ka motivet e lojës së famshme Fortnite që aktualisht është një nga lojërat elektronike më të luajtura në botë.

28-vjeçari ishte pjesë e Romës që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga PSV.

Ai ka bërë 137 paraqitje për klubin italian në të gjitha garat, duke shënuar edhe 13 gola

Shpërndaje në: