Henry i del në mbrojtje Pogbas
Legjenda e Arsenal ka folur për fillimin e karrierës së tij në fubtollin anglez dhe duke e mbrojtur mesfushorin e talentuar të Manchester United.
Francezi Pogba është nën kritikat nga mediat angleze dhe ndërkombëtare shkaku i formës së dobët që është duke e treguar në këtë fillim sezoni pas transferimit rekord nga Juventus.
“Të flasësh për Paul Pogban, bëhet fjalë për një lojtar me shumë kualitet. Kur erdha në fillim në Premier Ligë, nuk ia dilja që të luaja mirë. Shumë lojtar e kanë këtë problem. Ky është një proces, por në ditët e sotme shtypi dhe tifozët nuk të japin shumë kohë, Pogbas i duhet kohë’’, ka thënë Henry.
“Të gjithë i dimë kualitetet që posedon ai. Mendoj që mund t’ia dalë në Manchester, ky është opinioni im personal”, përfundoi francezi. /Periskopi.com



