Ja kush mund ta zëvendësoj Mourinhon tek Manchester United

Ja kush mund ta zëvendësoj Mourinhon tek Manchester United

Nuk duke se është më një çështje “nëse do të ndodhë”, por “kur do të ndodhë”. Shkarkimi i Jose Mourinho nuk është më një mundësi, por një siguri.

Humbja e pësuar kundër Tottenham, me një United që nuk ka arritur të kundërpërgjigjet në pjesën e dytë, ka rritur pakënaqësitë e klubit. Tani kanë filluar të përmenden emrat e trajnerëve të mundshëm që mund të marrin vendin e portugezit në “Old Trafford”.

Sipas “Daily Express”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk po mendojnë për Zinedine Zidane dhe Antonio Conte, por për Roberto Martinez, trajneri i “Djajve të Kuq” të Belgjikës, kombëtarja që zuri vendin e tretë në Kupën e Botës. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një emër të ri, duke parë se krerët e United kanë menduar për të edhe në 2016-ën, pikërisht para se të zgjidhnin Mourinho-n si pasardhës të Louis van Gaal. Në fund nuk është bërë asgjë dhe secili ka shkuar në rrugën e tij.

Tani duket se një histori e ndërprerë para se të fillonte mund të rikthehet. Kjo mundësi është konfirmuar edhe nga dy zëra të rëndësishëm të televizionit anglez. I pari që ka përmendur emrin e Martinez ka qenë opnionisti i njohur Andy Gray, por deklarata e bëra nga ai për “BeIN Sport” janë pritur me të qeshura nga publiku. Më pas ka ardhur edhe mbështetja e kolegut të tij, Richard Keys, që ka konfirmuar zërat pasi ka kontaktuar disa burime afër klubit.

Sigurisht, emri i Martinez nuk është aq tërheqës sa ia i Zidane, por spanjolli e njeh shumë mirë futbollin anglez (10 sezone në ato anë, shtatë në Premier dhe tre në kategoritë inferiore) dhe, pavarësisht se nuk është emri më prestigjioz, mund të jetë ati i duhuri.

 

Shpërndaje në: