32 skuadra në pritje të shortit të Ligës së Kampionëve

32 skuadra në pritje të shortit të Ligës së Kampionëve

Sot do të mësohen ekipet që do të përballen mes vete në fazën e grupeve.

Pasi janë përcaktuar 32 skuadrat më të mira të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, ato sot presin të mësojnë fatin e tyre se në cilat grupe do të luajnë.

Të 32 skuadrat janë ndarë në katër vazo dhe sot në orën 18:00, në Monte Carlo do t’i mësojnë fatin e tyre në grupe, pasi pritet të hidhet edhe shorti.

Vazo e parë: Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Mynih, Barcellona, Juventus, PSG, Manchester City, Lokomotiv Moska.

Vazo e dytë: Borussia Dortmund, Porto, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Napoli, Tottenham, Roma , Benfica.

Vazo e tretë: Schalke 04, Lyon, Monaco, CSKA Moska, Ajax, Liverpool, PSV Eindhoven, Valencia

Vazo e katërt: Club Bruges, Galatasaray, Inter, Hoffenheim, Crvena Zvezda, Viktoria Plzen, Young Boys, AEK

Duhet cekur se nga gjigantët e futbollit evropian, është Interi ai që rrezikon të luajë në grupin e vdekjes, pasi është pjesë e vazos së katërt, ku për kundërshtar mund të ketë tri ekipe shumë të forta.

 

Shpërndaje në: