PSG-së i dalin probleme me FFK-në: E vendos Kosovën në hartën e Serbisë, Agim Ademi reagon
Kampioni francez është shortuar në Ligën e Kampionëve me Napolin, Liverpoolin dhe Crvena Zvezdën, shkruan Periskopi. Në prezantimin e tyre në Twitter, parisienët e kanë vendosur Kosovën në hartën e Serbisë.
Duket se ky gabim teknik mund t’i kushtojë PSG-së pasi Federata e Futbollit të Kosovës, me në krye Agim Ademin ka vendosur të bëj ankesë në UEFA për një gjë të tillë.
Ai ka thënë se ndoshta “një gjë të tillë e kanë bërë persona që nuk kanë lidhje me atë punë, por kjo është e pamatur dhe e dënueshme”. Më tej, Ademi ka shtuar se FFK-ja pret që Paris Saint Germain t’i kërkojë falje Kosovës për gjestin që ka bërë.

Ndryshe, në Paris Saint Germain e kishte nisur karrierën një prej lojtarëve më të mirë kosovarë Lorik Cana, i cili më pas i kishte ‘tradhtuar’ parisienët për të kaluar te Marseille. /Periskopi



