Shqetësime mbi shëndetin mendor të Mourinhos: Unë e lexoj Hegelin, edhe nëse nuk fitoj jam më i miri
Trajnerit portugez, Jose Mourinhos i është shtuar ndjeshëm presioni pas dy humbjeve radhazi në Premier Ligë. Ekipi i tij tanimë i ka humbur gjashtë pikë në vetëm tri ndeshje, ndërkohë që rivali kryesor për titull, City, vitin e kaluar i humbi veç 14 në 38 ndeshje.
Ai po vazhdon me sjelljen e shfrenuar në mendje, që ngre pikëpyetje edhe mbi shëndetin e tij mendor. Ai po kritikohet nga të gjitha anët, si fajtori më i madh që nuk po arrin të kapitalizojë transferimet e mëdha që bëri klubi në tri vitet e fundit.
Së fundi, Mourinho tha “Unë jam një prej trajnerëve më të mirë në botë”.
Portugezi po i referohej specifikisht filozofit gjerman Georg Wilhelm Friedrich Hegel dhe, kur u pyet nëse do të mendonte sërish njësoj nëse Unitedi sërish dështon të fitojë titullin, ai tha: “Natyrisht.”
“A e keni lexuar ndonjë filozof apo keni kaluar kohë duke e lexuar Hegelin? Veç sa për shembull, Hegeli thotë që e vërteta qëndron në tërësinë, është gjithnjë te tërësia.”
Më tej ai shtoi, në mënyrë krejt të çuditshme: “Kam pasur sukses të madh vitin e kaluar dhe këtë ju ndoshta nuk doni ta pranoni.” /Periskopi



