Alisson gabon edhe më keq se Karius – Liverpool e pëson golin e parë (Video)
Portieri brazilian, Alisson Becker e ka bërë një gabim të tmerrshëm në ndeshjen që Liverpooli po e luan në King Power Stadium përballë Leicester Cityt, shkruan Periskopi.
Deri në atë moment, Liverpooli po udhëhiqte 2 me 0 me golat e Sadio Mane dhe Roberto Firmino. Por, një kthim i topit nga Van Dijk e ka gjetur të papërgatitur Alisson Beckerin, i cili duke u munduar të tejkalonte Iheanachon, e humb topin me portën të zbrazët.



