Liverpooli fiton ndaj Leicesterit, e ndjek titullin nën shqetësimin e portierit (Video)

Liverpooli fiton ndaj Leicesterit, e ndjek titullin nën shqetësimin e portierit (Video)

Liverpooli me shumë vështirësi arriti të fitonte ndaj Leicester Cityt në King Power Stadium, 2 me 1. Lojtari më i mirë ishte Sadio Mane, i cili edhe e shënoi një gol në pjesën e parë. Golin tjetër e realizoi Roberto Firmino. Salah ishte i zbehtë dhe u zëvendësua nga Xherdan Shaqiri në pjesën e dytë.

Por, ai që zhgënjeu më së shumti te “Të kuqtë” ishte portieri brazilian, Alisson Becker që e bëri një gabim të tmerrshëm në pjesën e dytë pas lojës së dobët me këmbë – duke i dhuruar një gol Ghezzalit, shkruan Periskopi.

Becker kishte gabuar disa herë edhe në ndeshjen e kaluar. /Periskopi

Shpërndaje në: